TE REJA

Seriali televiziv "O sa mirë" mbledh për herë të parë rreth 16 artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse, për të interpretuar së bashku në një klasë. Qëllimi që këta artistë të jenë së bashku është që secili prej tyre të shpalosë idetë dhe mënyrën e tij të interpretimit në dialektin e tij. Sipas Fisnik Vejsës, ky projekt ka nisur në euforinë e 100-vjetorit të Shqipërisë për ta bërë mbarëkombëtare. “Filluam me një ide një fletëshe dhe vazhduam ta zgjerojmë në një serial më të madh”, tregon ai për mediet. Ideja e titullit "O sa mirë" është e Agim Poçarit. Ky serial ka larmishmëri botëkuptimesh, ku secili nga personazhet sjell një karakter ndryshe, duke shpalosur edhe traditat e veta krahinore. gjite episode